Celebrities Gossip Showbiz

Një nga banorët e “BBV2” feston sot ditëlindjen, ja kush është!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga banoret e shtëpisë feston sot ditëlindjen dhe ajo është Nita. Teksa ka qëndruar me Fotininë dhe Keisin ajo e ka shprehur këtë gjë dhe vajzat kanë qenë të parat që e kanë uruar atë, më pas edhe banorët e tjerë. Gjatë ‘Prime-t’ të sotëm mund të ketë ndonjë surprizë për të me rastin e ditëlindjes, por na mbetet veç se të presim.

Nga jashtë shtëpisë janë ofruar shumë oferma për Luizin si nga biznesmen edhe nga personazhe VIP e një ndër ta së fundmi ka qenë edhe biznesmeni Fisnik Syla, i cili ka bërë një deklartë në rrjete sociale. Teksa ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, një prej ndjekësve i ka kërkuar të bëjë një përshëndetjepër Luizin e kështu Fisniku ka thënë se nëse ai nuk e fiton çmimin e madh betohet se do t’ja jap ai 100 mijë euro.