Celebrities Gossip Showbiz

Një nga bashkëpunimet më të suksesshme të kësaj vere! Xhensila dhe Elgit Doda arrijnë miliona klikime në vetëm 1 muaj!

Nëpërmjet disa videove në Instagram, Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda paralajmëruan se do të vinin me një bashkëpunim. Pritjes i erdhi fundi, vetëm 1 muaj më parë kënga u lansua dhe rezultoi shumë e suksesshme, pasi është pëlqyer menjëherë nga të gjithë dhe është shpërndarë kudo.

‘A e din’ ka vetëm 1 muaj që është publikur dhe ka arritur të kapë shifrën e 10 milion klikimeve, duke rezultuar kështu një nga bashkëpunimet më të suksesshme të kësaj vere. Epo, nuk kishte si të shkonte ndryshe me një projekt nga dy artistë që prodhojnë gjithmonë muzikë shumë të mirë.

Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre. Megjithatë, edhe pse jemi mësuar ta shohim këngëtaren bukuroshe gjithmonë me flokët e saj brunë, vetëm para pak ditësh, ajo na surprizoi teksa ka treguar se tanimë flokët e saj janë bjondë me anë të një postimi ku shfaqet në breg të detit. Mund të themi me plot gojë se artistja dukej si një ‘barbie’ e vërtetë me ato flokë. 

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të veçantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

Ndërkohë tanimë mësojmë edhe një tjetër emër që do t’i bashkohet këtij spektakli. Është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj artistja e cila do të performojë së shpejti në “A Live Night”. Ajo e ka konfirmuar vetë këtë lajm nëpërmjet disa postimeve në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Xhensila ka postuar dy video në të cilat shihet në ambientet e Top Albania Radios.