Celebrities Film & Tv

Një nga momentet më të bukur profesionalisht të Sonila Meços…

Mbrëmjen e kaluar ka nisur në Top Channel emisioni “Ëndërrjtjerrësit”. Personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.

Mbrëmjen e kaluar disa nga personazhet që ndanë me publikun emocionet dhe ndjesitë e tyre të para të fillimit të Top Channel, ishin Alban Dudushi, Monika Stafa, Sonila Meço, Enkel Demi, Mentor Kikia dhe Genta Popa. Ata kanë treguar kujtime e të pathëna, ndërsa janë bërë publike pamje të patransmetuara kurrë më parë.

Njëra nga të ftuarat e këtij episodi të parë, ishte pikërisht dhe Sonila Meço. Ajo kujtoi fillimet e saj në ekran duke nisur nga edicioni i lajmeve tek prezantimi i programeve sportive dhe takimi me Edi Ramën, ku sigurisht u ndal dhe tek puthja me këtë të fundit, për të cilën u shpreh:

Atë puthje nuk e mbaja mend.

Ndërsa raportimin për ngjarjen e 9 janarit e cilëson si moment të bukur, pavarësisht se ishte ngjarje e trishtë pasi disa shqiptarë humbën jetën në ujërat e detit Jon teksa udhëtonin me gomone.

Top-i në atë kohë ishte institucion i jashtëzakonshëm. Ne ishim njerëzit e Top-it. Më kujtohen posterat tanë Alban ishin mbi Akademinë e Arteve. Ne e bënim bashkë ringun elektoral dhe Dritan Hoxha, gjithmonë novator në ide, pra posterat në Akademinë e Arteve. Unë do të them ditën që mbaj mend, 9 janarin, që ka qenë ngjarja e trishtë. Atëherë për herë kuptova që i përkas këtij profesioni. Natyrisht është ngjarje shumë e trishtë, por profesionalisht do e cilësoja moment të bukur.