Celebrities Gossip Showbiz

Një nikoqire si Rihanna, këngëtarja miliardere pastron restorantin pasi i kërkoi stafit të qëndronin hapur për të!

Ylli i muzikës pop Rihanna së fundmi ka bërë një gjest që e bën atë plotësisht modeste dhe shumë të dashur. Artisja ka ndihmuar stafin e restorantit “Caviar Russe”, në New York, duke ndihmuar me rregullimin pasi ajo dhe miqtë e saj i kërkuan të qëndronin hapur pas orarit të mbylljes, në mënyrë që ata të mund të shijonin disa ushqime natën vonë, ka thënë një burim për “Page Six”. Pas darkës me miqtë e saj, këngëtarja është parë duke ndihmuar stafin për të pastruar restorantin që për të i mbajti dyert hapur deri vonë.

Rihanna ka qenë gjithmonë duke krijuar trende të reja, në botën e muzikës, modës dhe bukurisë, por rikujtojmë se ideja e fundit e yllit ka hutuar dhe ndarë fansat në dy grupe. Adhuruesit e ketchup-it do të jenë gjithë sy e veshë me një linjë të re grimi për ‘Fenty Beauty’ që përfshin ketchup-in. Po, ashtu siç e dëgjuat. Linja ‘Fenty Beauty’ së fundmi ndau një pamje paraprake të linjës së ardhshme të grimit në bashkëpunim me ‘MSCHF’, kompania që qëndron pas ‘Satan Shoes’ kontroverse të reperit Lil Nas X.

Fotot shoqëruese tregojnë modele që aplikojnë ketchup në buzët e tyre sikur të ishte buzëkuq. Ndërkaq, super ylli i muzikës pop është bërë zyrtarisht miliarderja më e re në SHBA, pasi ka grumbulluar një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh në moshën 34-vjeçare, raporton ‘Foxbussiness’. Themeluesja e ‘Fenty Beauty’, e cila është paraqitur në listën vjetore të ‘Forbes’ të grave më të pasura “selfmade” në Amerikë për tre vjet me radhë, u rendit në vendin e 21-të në listën e këtij viti.