Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Një nostalgjike si Bella Hadid, modelja shihet rrugëve të New York-ut me çantën e famshme të vitit 2001!

Javën e kaluar, modelja e njohur Bella Hadid u pa me një mike në New York duke mbajtur një çantë tipike të viteve 2000. Kjo çantë vjen nga bashkëpunimi i Louis Vuitton me artistin e grafitit Stephen Sprouse në vitin 2001 dhe modeli i famshëm i çantës është “speedy”. Çantat e këtij modeli u bënë shumë shpejt të preferuarat e të gjithëve, nga Paris Hilton tek Kim Kardashian, që reklamonin printin.

Falë personazheve të famshëm si Hilton, Lori Harvey dhe Kendall Jenner, koleksioni vintage i kësaj çante po rikthehet mbi 20 vjet më vonë, duke u përafruar me trendin aktual të çantave më të vogla, të stilit Pochette.

Ndërkaq, një vit tjetër ka ardhur dhe një tjetër ka ikur, Por së pari, le të flasim për tendencat e stilit të vitit 2023 që ekspertët parashikojnë se do të marrin përsipër për garderobën tonë. Falë Pinterest-it, ne dimë të fillojmë të bëjmë blerje për trendet e këtij viti, një prej të cilave janë sigurisht dantellat. “Revista Glamour” ka kontaktuar me disa ndikues të modës dhe stilistë për tendencat e stilit të vitit 2023 që ata mendojnë se janë në horizont. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.