Celebrities Gossip Showbiz

Një paralajmërim nga dy ish-banorët e “BBV”/ Çfarë po kurdisin Fifi dhe Kledi Hysa?!

Një nga ish-banoret e njohura të shtëpisë së “Big Brother VIP”, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për diçka që ka të bëjë në lidhje me shtëpinë. Po flitet për diçka më të bukur dhe më interesante.

Para pak orësh ajo ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet së bashku me një nga ish-banorët e shtëpisë së “BBV”, Kledi Hysën. Ata shikohen duke ecur në skenën e “BBV” por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pëshkrimi poshtë fotos, ku këngëtarja ka shkurar:

Gjëra të bukura po vijnë!

Dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, nuk dihet nëse kanë në plan ndonjë projekt, por ka qenë Fifi, ajo që ka shtuar dyshimet me këtë postim të sajin. E mesa duket kurioziteti i ndjekësve është rritur edhe më shumë, megjithatë nuk mbetet veçse të presim se çfarë do të sjellin dyshja për të gjithë fansat.

Nga ana tjetër vlen të theksojmë se prej disa javësh tashmë ka qarkulluar lajmi në mediat rozë dhe që komentohet një afrimitet i ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa. Këngëtarja dhe modeli i njohur kishin një rrugëtim jo edhe shumë të gjatë brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që mesa duket gjëra të bukura i kanë pritur jashtë dyshen.

Ka qenë së fundmi Sheila ajo e cila ka krijuar disa spekulime se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se sa thjesht miqësi. Këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të përbashkët, ku shihet në plazh dhe duke u përqafuar me Kledin. Menjëherë pas kësaj komente të shumta kanë vërshuar nga ndjekësit përkrah kësaj fotoje, ku shumë prej tyre i kanë përgëzuar dhe uruar si çift.