Celebrities Gossip Showbiz

Një partner special si Gjiko! Reperi e surprizon në mënyrën më të bukur Elitën për ditëlindjen e saj…

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Ditën e sotme Elita feston ditëlindjen dhe deri më tani urimet për prezantuesen kanë qenë të shumta. Gjiko e ka surprizuar partneren e tij të zemrës që në orët e para të mëngjesit, teksa bukuroshja ishte akoma duke fjetur dhe reperi i është afruar duke e zgjuar me disa fjalë shumë të ëmbla dhe më pas i këndoi këngën e ditëlindjes, ndërkohë që mbante një tortë të vogël me qirinj në dorë.

Mirëmëngjes luleshtrydhe. Shumë urime për ty! 

Moderatorja ka postuar në Instagram foto të look-ut të saj në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, e cila u mbajt para disa javësh. Në postimet e saj janë vënë re komentet e disa ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar moderatoren për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hodhi poshtë të gjitha ‘akuzat’.