Celebrities Gossip Showbiz

Një person shumë i shtrenjtë për Butrintin ndodhet në spital!

Ky vit ka qenë një super sukses për botën e muzikën, por sidomos për një këngëtar shumë të dashur, Butrint Imerin.

Projektet e tij muzikore na kanë shoqëruar në çdo moment të stinës së verës dhe nuk kanë munguar koncertet me qindra njerëz prezent për të shijuar performancën e artistit.

Mirëpo, gjërat jo gjithmonë shkojnë siç duhet edhe për artistët, pasi pak më parë artisti ka ndarë një Instastory me ndjekësit e tij, ku teksa ka shfaqur dorën e tij dhe të mamasës së tij ka zbuluar se ajo ndodhet në spital. Butrinti nuk ka treguar më shumë, por sidoqoftë ne i urojmë të shkuara dhe të mos ketë asgjë serioze!

Pas kaq shumë sukseseve të njëpasnjëshme Butrinti nuk kishte si mos ta merrte veten me të mira. Me anë të një Instastory të publikuar para disa ditëve, artisti ka treguar se ka blerë një orë të modelit ‘Rolex’, që mund të themi me plot gojë se nuk kushton pak…

Suksesi më i fundit nga Butrinti ka qenë kënga “Kuku” që u kthye në refrenin e verës si dhe duke u përdorur si mbishkrim në shumë foto nëpër rrjete sociale.

Por duket se këngëtari nuk e ka mbyllur me kaq për këtë vit, pasi disa ditë më parë ka postuar dy InstaStory në të cilat shpreh se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri, i cili do të ketë të njëjtin ‘vibe’ me ato të verës. Sipas tij kjo këngë do të na risjellë verën në muajin dhjetor.