Celebrities Gossip Showbiz

Një person shumë i shtrenjtë për Ermal Fejzullahun sot feston ditëlindjen!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Sot për këngëtarin është një ditë shumë e lumtur, pasi një person shumë i shtrenjtë për të sot feston ditëlindjen. Bëhet fjalë pikërisht për, vajzën e tij të vogël e cila feston ditëlindjen e saj të 2-të.

E në këtë ditë kaq të veçantë nuk mund të mungonte urimi i dy prindërve të saj, Ermalit dhe Arianës. Me anë të Instastory-ve dyshja e ka uruar të voglën e tyre me fjalët më të bukura.

Urime 2 vjetorin e lindjes qiki babit Ana.. të dua shumë

Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim. Gëzuar ditëlindjen jeta jem Anna

Rikujtojmë se, projekti më i fundit muzikor nga Ermali është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko njëkohësisht dhe një mik shumë i mirë i tij. “Sa t’kom dasht” ka dy muaj që është publikuar dhe ka plot 15 milion klikime.

Ermali së bashku me partneren e tij, Arianën ishin të shoqëruar nga një tjetër çift i showbiz-it me të cilët kanë marrëdhënie shumë të mira miqësore në pushimet e bëra së fundmi në Turqi.