Celebrities Showbiz

Një person shumë i veçantë për Ilir Shaqirin feston sot ditëlindjen dhe nuk duhet të humbisni urimin e balerinit!

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit.

Ditën e sotme një person shumë i veçantë për të feston ditëlindjen dhe është pikërisht mamaja e tij. Këtë na e ka bërë me dije edhe vetë Iliri, ku me një postim në Instagram e ka uruar muzën e tij me një foto nga rinia e saj, ku shkruan:

Ti që më dhe jetën, jetë paç!

Kujtojmë që zonja Desi ka qenë një balerinë e njohur e ‘Teatrit të Operas dhe Baletit” shumë vite më parë dhe shpesh herë Iliri tregon për lidhjen e fortë që ka me baletin, si një dashuri artistike dhe talent që e ka trashëguar nga mamaja e tij. Gjithëmonë ka treguar se ndihet shumë mirënjohës për gjithçka që e ëma ka bërë dhe për këmbënguljen që ka treguar që djali i saj të arrijë suksesin që meriton.

Kudo nëpër rrjet është duke qarkulluar lajmi se balerini i njohur, njëkohësisht edhe fituesi i edicionit të parë të “BBV”, Ilir Shaqiri do të martohet. Mendohet se ceremonia do të zhvillohet në bregdet. Natyrisht të gjithë fansat e Ilirit janë kuriozë për detajet e dasmës. Ndërkohë së fundmi, ka qenë vetë ai që ka reaguar për këtë lajm. Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Jemi të gjithë sy e veshë për të parë se çfarë do të ndodhë.