Bota

Një pjesë e Amerikës nën “darën” e të nxehtit!

Shtetet e Bashkuara nën pushtetin e të nxehtit!

Temperaturat e larta ekstreme, të shfaqura në fillim të javës në disa shtete perëndimore amerikane po vazhdojnë të ndikojnë negativisht në jetën e banorëve të kësaj pjese.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëron rrezikun e vdekjes për shkak të valës përvëluese që prek 50 milionë njerëz në perëndim e gjithashtu në jug. Si një nga më të goditurat, Kalifornia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom deklaroi se temperaturat mesatare të ajrit janë rreth 43 gradë Celsius.

Por çfarë thonë ekspertët?

Shkencëtari Park Williams i Universitetit të Kalifornisë, i specializuar në çështjet e klimës, paralajmëron thatësira në rajon.

Në Parkun Kombëtar, të njohur si Lugina e Vdekjes, vendi më i nxehtë në Amerikë, u regjistruan rritje të temperaturës në mbi 54 Gradë Celsius. Përveç Kalifornisë, jepen paralajmërime se temperaturat çdo ditë arrijnë nivele rekord në shtetet fqinje si Arizona, Utah, Montana e Idaho dhe ndër më të rrezikshme, momentalisht po paraqiten të fundjavës.