Botë e Çuditshme Love & Sex

Një “Po” që erdhi pas 40 vitesh, gjyshërit e dashuruar organizojnë dasmën spektakolare!

Së fundmi në Meksikë është organizuar një martesë e cila nga disa është quajtur si “dasma e shekullit”. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Doña Beba dhe Don Pancho që kaluan 40 vite bashkë dhe së fundmi vendosën të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Miqtë dhe familja iu bashkuan çiftit dhe i gjithë qyteti e festoi këtë rast në një mënyrë spektakolare.

Genoveva Romero Encinas, 86 vjeçe dhe Francisco Maldonado Valenzuela, 88-vjeç, u martuan në janar 2023 në famullinë San Pedro de la Cueva dhe qindra njerëz u mblodhën për të festuar me çiftin në ditën e tyre të veçantë. Doña Beba mahniti me një fustan të bardhë dhe një vello që mbulonte fytyrën e saj, ndërsa Don Francisco veshi një kostum dhe kapelë të zezë me prerje kauboji.

Municipal Plaza i qytetit ishte vendi i përsosur për festën, duke mirëpritur qindra njerëz. Veç këtyre, ceremonia e martesës bëri që agjencitë e udhëtimit të ofronin paketa për të marrë pjesë në festë, ku përfshihej transport vajtje-ardhje dhe ushqim. Në shesh u ngritën tezga, ku shiteshin ushqime të skuqura, pije të freskëta, mish të pjekur, hot dog dhe produkte të tjera.