Celebrities Gossip Showbiz

Një prej banoreve ish- e dashura e Granitit? Motra e tij flet për herë të parë!

Që në momentin e parë që tre banoret e reja, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sarah Berisha u bënë pjesë e “Big Brother VIP” është përfolur se njëra prej tyre është ish- e dashura e Granitit, një prej konkurrentëve brenda shtëpisë. Në lidhje me këto spekulime ka folur për herë të parë motra e tij në një intervistë të dhënë së fundmi, e cila nuk pohoi, por gjithashtu nuk mohoi asgjë.

Unë në fakt nuk i di të gjitha lidhjet e Granitit, apo dhe flirtet, nuk e di me kë ka pa punë realisht nga të gjitha ato femra, pasi nuk mund të mohoj që Graniti ka pas femra në të kaluarën, ka pas shumë femra. Unë nuk kam informacion. Veç të të gënjej. Kështu që po tërhiqem prej kësaj pyetjeje.

Nuk është hera e parë që motra e Granitit tërheq vëmendjen e mediave, pasi edhe më parë ka reaguar në lidhje me marrëdhënien mes Fifit dhe tij, e cila pa dyshim është më e përfolura e këtij “Big Brother-i”. Ajo postoi si fillim një video së bashku me të vëllain ku shkruante se e donte dhe e mbështeste atë. Më pas ka bërë një InstaStory që i habiti të gjithë më atë që që kishte shkruar. Por e ka fshirë brenda pak minutash. Ajo kishte thënë se në të vërtetë Graniti kishte një pëlqim për Semin dhe se ai duhet të rrinte i qetë pasi më në fund shpëtoi nga një e çmendur dhe e sëmurë mendore si Fifi.

Fjalë të tilla me të vërtetë na kanë shokuar të gjithëve, pasi disa ditë më parë ajo ishte e ftuar në një emision dhe e ka cilësuar Fifin si kunatën e saj duke thënë se e sheh mjaft serioze lidhjen e saj me të vëllain.