Cila është bima më e rrezikshme në botë që me një prekje të jep dhimbje që zgjasin me muaj? Një foto e bimës më të rrezikshme në botë ka qarkulluar së fundmi në mediat sociale, një vazo që përmban një moroides Dendrocnide, e njohur ndryshe edhe si ‘Thumbuesi vdekjeprurës’.
Bima e ka origjinën nga Queensland, në Australinë Lindore dhe ajo qëndron në një vazo e cila është e mbyllur brenda një kafazi me një shenjë rreziku e cila shkruan se:
Një prekje mund të shkaktojë nëntë muaj dhimbje të forta që përsëriten!
Por si? Pse është kaq e dhimbshme? Biblioteka Shtetërore e Queensland shpjegon se “çdo pjesë” e bimës është e mbuluar me “qime silicë” dhe këto qime “veprojnë si gjilpëra nënlëkurë”. Nëse prekni aksidentalisht një pjesë të bimës, do të keni në një tronditje shumë të madhe dhe dhimbjet nuk do të pushojnë.
Studiuesja e Queensland, Profesor Irina Vetter, u shpreh se:
Gjilpërat veprojnë si një shiringë hipodermike, duke depërtuar në lëkurën tuaj për të injektuar atë që ne tani e konsiderojmë me të vërtetë një helm. Koha minimale për të cilën mund të dhemb është rreth gjashtë deri në tetë orë, por gjëja me të vërtetë intriguese është që mund të shkaktojë dhimbje për ditë, javë dhe në disa raste edhe muaj pas ekspozimit.
Dhe disa njerëz madje e kanë zbuluar këtë vetë. Rasti i Wayne Fitcher i cili ra në kontakt me bmën pa e ditur teksa u përpoq ta largonte pasi një nxënës shkolle e preku atë. Ai shpjegoi:
Ishte në kufi me agoninë, në shkallë të ndryshme, zgjati katër ose pesë muaj para se të largohej plotësisht.