Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Një projekt ndryshe nga të tjerët, Miriam Cani vjen së shpejti me një ninullë!

“Pardon My French” rikthehet edhe këtë të mërkurë me një tjetër episod dinamik dhe të ftuar specialë. E ftuar ditën e sotme ishte artistja shumë e dashur dhe e talentuar Miriam Cani, për të folur për karrierën e saj të suksesshme muzikore, jetën personale dhe projektet që ka në plan.

Ndër të tjera, ajo u shpreh lidhur me rrugëtimin e saj në muzikë duke tregoi hapat e parë profesionalë. Një lajm që padiskutim do i gëzojë fansat e saj, Miriami ka në plan një projekt vërtet të mrekullueshëm. Bëhet fjalë për një projekt ndryshe që me siguri do të ‘rrëmbejë’ vëmendjen e të gjithëve.

Kemi bërë diçka që do dalë këto ditë. Jemi duke punuar mbi disa materiale muzikore. Nuk dua të zbuloj shumë. Po bëj diçka totalisht të re përsa i përket karrierës sime, rrugëtimin tim muzikor. Është diçka që unë e ndjej më shumë se kurrë. Lidhet me gjithçka sa me biznesin, aq edhe me jetën familjare. Kam bërë një ninullë. Është një projekt shumë i ndjerë, shumë i bukur. Ka vite që e mendoj si projekt, por ka qenë problemi i kohës. Tani erdhi natyrshëm, Albani kompozoi diçka shumë të bukur. M’u përshtat shumë dhe do dalë këto ditë.

Ndërkohë, duket se planet afatgjata të Miriamit mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë, teksa artistja u shpreh si më poshtë.

Vazhdoj kam kontakte në Gjermani me artistët, producentët. Mbase edhe diçka jashtë Shqipërisë mund të bëhet.

Një intervistë shumë speciale padiskutim, ku Miriami i tha të gjitha në Top Albania Radio. Nga arsyeja e mungesës së projekteve të reja muzikore, deri te fillimet e karrierës së saj, ajo nuk la gjë pa thënë në “Pardon My French”.