Music Showbiz

Një promo e ndjerë por që ngacmon mendime!

Në 23 vjetorin e saj, Top Albania Radio vjen me një promo shpirtërore kushtuar të gjithë shqiptarve që për vite e kanë patur atë pranë në rrugëtimin e gjatë, të shkurtër të jetës! Në një periudhë kur njerëzit i ndjejmë më larg se kurrë e kur jeta është shndërruar në një fushë-betejë, në momentin kur radio ndizet, koha duket se ngadalëson pak!

Këtë 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, Top Albania Radio feston ditëlindjen e saj dhe në promon e re nga tregon pikërisht këtë! Është koha për t’u dashuruar! Nëse një pjesë të saj e patë dhe e përjetuat mbrëmjen e kaluar në platformat tona online. Në këtë artikull mund të shihni versionin e plotë të tij!

Me pjesëmarrjen e Pediona Dautaj, Misir&Lefteri Shkurti, Albana Shehu, Bebi Bjorn, Astrit Skana, Sindi Mila, Isat Sula, Fatime Mustafaj, Genta Mustafaj, Aishe Sula, Kida Driza, Blerina Shaho, Deni Hoxha, Jonida Iljazi, Rolanda Cypi, Altea Azaj, Perla Tatoo, Bashkim Meminaj dhe Elva Bella.

Realizimi nga;

Executive Producer: Ledion Liço

Directed by: Rez Gurashi

Camera: Rez Gurashi, Elis Kruja

Production Manager: Eurilda Dhame

Original Idea: Olsi Çelaj

Storyline: Rez Gurashi & Ledion Liço

Më bashkëpunim të; Fabrika e Prodhimit Ola 1, Qendra Komunitare Shkoze, drejtoreshe Ervis Rahmani, Baby Spa Marin, Auto Roan!