Bota Showbiz

Një pronare si Sara Blakely, miliarderja më e re në botë shpërblen punonjësit e saj kështu…

Miliarderja më e re në botë, Sara Blakely, ka shpërblyer në një mënyrë shumë bujare punonjësit për suksesin e firmës së saj “Spanx”. “Spanx” u vlerësua me 1.2 miliard dollarë, pasi firma e investimeve “Blackstone” bleu shumicën e aksioneve të kompanisë dhe pikërisht për këtë arsye themeluesja e saj vendosi të ndajë pasurinë me ekipin e punës.

Sara Blakely organizoi një festë për suksesin e kompanisë dhe u tha punonjësve të saj se do t’i shpërblente pasi pa punën e tyre, ajo nuk do të kishte arritur atë sukses. Ajo i informoi se secili prej tyre do të merrte 10.000 dollarë dhe dy bileta avioni të klasit të biznesit për destinacionin që vetë ata do të zgjidhnin. Ajo shpjegoi:

Nëse do të shkoni në një udhëtim, mund të dëshironi të dilni për një darkë vërtet të këndshme, mund të dëshironi të kaloni kohë në një hotel vërtet të bukur, kështu që me dy bileta avioni ju do të merrni dhe 10.000 dollarë secili.

Ndërkohë që ka miliarderë të tjerë, le të themi jo dhe aq bujarë. Mediat britanike kanë publikuar për herë të parë disa imazhe nga jahti i ri që do të ketë një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos. Jahti 500 milionë dollarësh 127 metra i gjatë, u fotografua në kantierin detar të Zwijndrecht, në perëndim të Holandës, ku po përfundojnë dhe detajet e fundit. Ky jaht do të jetë më i madhi në botë.