Celebrities Gossip Showbiz

Një propozim si në ëndrra, hidhini një sy fotove të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker!

Kourtney Kardashian duket se është ende shumë e emocionuar pas fejesës së saj luksoze të dielën. 42-vjeçarja ka ndarë më shumë fotografi të momentit të bukur kur i tha “po” bateristit, bukuroshit Travis Barker.

Ylli i Blink-182 bëri një përpjekje për t’u admiruar për të bërë një propozim mahnitës dhe madje dha një kontribut të madh në hartimin e unazës. Kourtney ndau një tjetër postim në Instagram me ndjekësit e saj të mërkurën, në të cilin ajo përshkroi se si e ndjente se i gjithë momenti kishte qenë thjesht një ëndërr.

Në postim, ajo përfshiu 10 fotografi të ëmbla nga propozimi, i cili ndodhi në perëndim të diellit në plazhin në Montecito të Kalifronisë ndërsa kamerat xhiruan çastin e veçantë për shfaqjen e re të familjes Kardashian. Në imazhe, Kourtney tregoi unazën e saj të madhe, ndërsa një fotografi tjetër tregoi çiftin me buzëqeshje ngazëllyese teksa dukeshin të përfshirë nga emocione të forta. Një tjetër imazh tregoi propozimin brilant të Travis mes një numër të madh trëndafilash në formë zemre, ku përfshiheshin inicialet e para të çiftit, T dhe K.

Kourtney ishte veshur e tëra në të zeza me një pardesy të madhe, ndërsa bateristi Travis mbante një xhup me simbole të qepura, si një kafkë, kocka dhe një klloun. Motrat Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner ishin ndër ato që komentuan postimin, ndërsa Travis shkroi: “Përgjithmonë me ty është një ëndërr e realizuar”. Fejesa e çiftit vjen më pak se një vit pasi ata zyrtarizuan lidhjen e tyre.