Lifestyle Travel

Një qytet lundrues së shpejti në Maldives!

Një qytet po ndërtohet mbi ujërat e Oqeanit Indian. Qyteti lundures, që do të strehojë 20.000 njerëz, do të jetë vetëm 10 minuta larg nga Male, kryeqyteti i Maldiveve. Qyteti do të përbëhet nga 5 mijë njësi lundurese duke përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla me kanale në mes. I gjithë qyteti do të përfundojë deri në vitin 2027.

Projekti po ndërtohet si një zgjidhje praktike për realitetin e ashpër të rritjes së nivelit të detit. Një arkipelag me 1,190 ishuj të ulët, Maldivet janë një nga vendet më të cënueshme në botë ndaj ndryshimeve klimatike. 80% e sipërfaqes tokësore është më pak se një metër mbi nivelin e detit dhe me nivelet e parashikuara që mund të rriten deri në një metër deri në fund të shekullit, pothuajse i gjithë vendi mund të zhytet në ujë.

Por nëse një qytet noton, ai mund të ngrihet me detin. Koen Olthuis, themeluesi i ‘Waterstudio’, firma e arkitekturës që projektoi qytetin tha se:

Kjo është shpresa e re për më shumë se gjysmë milioni banorë të Maldiveve. Kjo mund të dëshmojë se ka banesa të përballueshme, komunitete të mëdha dhe qytete normale në ujë që janë gjithashtu të sigurta. Ata do të shkojnë nga refugjatët e klimës në novatorë të klimës.

Plane të tjera për qytetet lundruese janë nisur, si Oceanix City në Busan, Koreja e Jugut dhe një seri ishujsh lundrues në Detin Baltik të zhvilluara nga kompania holandeze ‘Blue21’, por asnjë nuk konkurron me këtë shkallë dhe afat kohor. Rikujtojmë, se një kompani amerikane e quajtur ‘3deluxe’ ka vendosur të bëjë një projekt të jashtëzakonshëm në Manhattan të SHBA-së.

Bëhet fjalë për një kampus lundrues të vetë-qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin që do të gjenerojë energji dhe ujë për nevojat e tij. Krijuesit e platformës besojnë se kampusi lundrues do të përdorë teknologjitë më të fundit të pastrimit të ajrit dhe do të ketë mullinj me erë, sisteme fotovoltaike, termocentrale dhe bioreaktorë për të siguruar emetime minimale.