Celebrities Film & Tv Gossip

Një risi tjetër në këtë sezon të ri të ‘Për’Puthen’!

Ditën e djeshme nisi sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj.

E teksa ditën e djeshme u prezantuan vajzat, këtë episod të dytë ishte radha e disa prej djemve. E risia tjetër, padyshim shumë e veçantë e këtij sezoni është fakti se do të jenë këta të fundit ata që do të zgjedhin vajzat dhe jo e kundërta si ka ndodhur në vitet e kaluara.

Së bashku me Olsën, Bora nuk kishte vetëm një bashkëpunim profesional pasi dy vajzat kishin krijuar dhe një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën që vazhdon të jetë më e fortë se kurrë. Edhe pse ky sezon televiziv ‘i ndau’, autorja ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë vërtetë emocionuese mikeshës së saj.