Botë e Çuditshme Tech

Një satelit prej druri do të lëshohet në orbitë deri në fund të vitit!

Megjithëse sateliti i bërë nga druri tingëllon si një koncept nga koha e Leonardo da Vinci-t, kompania finlandeze “Arctic Astronautic” me të vërtetë dëshiron të lëshojë një deri në fund të këtij viti. Është një mikroselit WISA Woodsat i bërë nga druri, i cili u ngrit 30 kilometra mbi Tokë nga një tullumbace meteorologjike gjatë fundjavës.

Ajo ishte vendosur në stratosferë për të provuar konstruksionin e saj në kushte të ngjashme me ato në hapësirë. Sateliti përmbante një shufër selife për të dokumentuar udhëtimin e tij, si dhe një paketë sensorë nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Satelitë të vegjël prej druri janë bërë për komunikime më të thjeshta radio dhe mund të dërgojnë mesazhe dhe fotografi në të gjithë botën duke përdorur stacione portative në tokë. Fluturimi i Woodsat zgjati gati tre orë, pas së cilës tullumbacja shpërtheu siç pritej dhe sateliti u ul në Tokë. U gjet me sukses pa dëmtime të papritura.

Sateliti do të lëshohet në orbitë duke përdorur një raketë Electron. Satelitët prej druri janë më të lirë dhe shumë më miqësorë ndaj mjedisit sesa ato prej alumini dhe çeliku.

Rikujtojmë, se kompania amerikane “Space Perspective” po zhvillon një tullumbace stratosferike që është në gjendje të arrijë buzë atmosferës së Tokës. Supozimi është që projekti “Neptun One” do të përdoret në udhëtimet komerciale, duke u siguruar udhëtarëve pamje të paharrueshme të planetit tonë.