Bota Tech

Një sërë përditësimesh të reja, Apple sfidon Zoom?!

Kompania Apple ka njoftuar përditësimet më të fundit të aplikacionit “FaceTime”, duke e bërë atë të përputhshëm me pajisjet Android dhe Windows dhe duke shtuar aftësinë për të telefonuar me më shumë njerëz.

Përditësimet e ilustruara në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të hapur nga CEO Tim Cook, e vënë kompaninë Apple në një konkurrencë më të drejtpërdrejtë me kompani si Zoom, e cila u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë.

Kompania ka shtuar gjithashtu mundësi të tjera, të tilla si përmirësimet e audios dhe mjegullimin e sfondit, të cilat sipas Craig Federighi, nënkryetari i vjetër i softuerit të Apple, do të lejojnë thirrjet me video për të kapur nuancat e një bisede personalisht. Me përditësimin e ardhshëm të softuerit do të jeni në gjendje të ndani muzikë, filma ose ekranin tuaj.

Së fundmi, kompania amerikane “Apple” është akuzuar për shkelje të rregullave të konkurrencës në Bashkimin Evropian, për shkak të mënyrës si menaxhon platformën online të aplikacioneve (App Store). Zyrtarja e Komisionit Evropian për çështje të konkurrencës, Margrethe Vestager ka thënë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se “konsumatorët janë duke humbur”.

Rikujtojmë, gjithashtu se në një postim të bërë në ‘Instastory’ këngëtarja e njohur, Rina Balaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj gëzimin e madh. Këngëtarja thotë që ka qarë me lotë gëzimi kur ka parë emërtimet në shqip të qyteteve të Kosovës. “Apple Maps” ka bërë ndryshimin e emërtimeve të vendeve në Kosovë duke i kthyer ato nga serbisht në shqip.

Kompania “Apple” raportoi fitimin e tremujorit të parë që tejkaloi vlerësimet e “Wall Street”, pasi të ardhurat e krijuesit të iPhone tejkaluan 100 miliardë dollarë të nxitura nga kërkesa e fortë për iPhone-et më të fundit.