Film & Tv

Një serial mbi pandeminë së shpejti! Ky aktor do të luajë rolin e Boris Johnson!

“This sceptred isle” është titulli i serialit të njoftuar nga ‘Sky’ në Londër me aktorin Kenneth Branagh në rolin e Boris Johnson.

Pesë seritë, filmimi i të cilave është shumë pranë, do të tregojnë kryeministrin, qeverinë dhe vendin që përballen me valën e parë të pandemisë globale.

Transmetimi do të jetë në ‘Sky Atlantic’ vitin e ardhshëm. Branagh, aktor i rafinuar shekspirian, yll i filmave të suksesshëm si “Vrasje në Orient-Express” i Agatha Christie dhe së fundmi personazhi negativ i “Parimit” të Christopher Nolan do të drejtohet nga Michael Winterbottom.

Ky i fundit tha se do të përqendrohet “në përpjekjet e shkencëtarëve, mjekëve dhe politikëbërësve për të na mbrojtur nga virusi”. Vetë Johnson u godit nga virusi dhe u shtrua në spital. Politika e tij në fillim të pandemisë është kritikuar ashpër. Dhe nuk është hera e parë që ajo përfundon në një film. “Channel 4″ ka transmetuar një program të quajtur “Brexit: The Uncivil War”.