Celebrities Fashion Showbiz

Një shall i tëri i mbuluar me para, vetëm Lady Gaga mund të guxojë me një ‘look’ të tillë!

Çudirat nuk kanë fund me Lady Gaga-n. Së fundmi diva e muzikës pop është shfaqur në rrjetin e saj social Instagram, e veshur me nje fustan kur sipër tij kishte të hedhur një shall i tëri i mbuluar më para, teksa ishte nisur për një fluturim për në Las Vegas. A ishin të vërteta paratë apo fallso kjo gjë ende nuk dihet.

Ndërkaq, në diçiturën e fotos, 35-vjeçarja ka shkruar:

Kthehem në Vegas me “Haus of Gaga”.

Ju rikujtojmë, se filmi i radhës i Gaga-s, “House of Gucci”, në të cilin ajo luan pranë Adam Driver, del më 24 nëntor dhe fansat mezi po e presin. Por, aktorja Barbra Streisand e quajti këtë film një ide të gabuar. Streisand ka luajtur me Kristofferson në versionin e filmit të vitit 1976, që në vetëvete ishte një ‘remake’ i filmit të vitit 1954. Gjatë një interviste për “The Sunday Project”, ajo shprehu mendimet e saj për filmin e prodhuar në vitin 2018, duke thënë se ishte shumë e emocionuar.

Së fundmi, Gaga i ka kënaqur fansat me një shfaqje speciale live për të festuar albumin e saj dhe të Tony Bennett me titull ‘Love For Sale’. Super ylli solli për publikun një performancë magjepsëse në bashkëpunim me Westfield Century City, ku ajo u shfaq me një performancë dhe me një look jashtëzakonisht të bukur.

Vlen të theksojmë, se artistja dhe grupi Abba mund të performojnë në Kupën Botërore të Katarit vitin e ardhshëm. Krahas mundësisë për të parë muzikantë elitarë, fansat gjithashtu do të jenë në gjendje të eksplorojnë një port të ri që do të jetë shtëpia e dy anijeve turistike, të cilat do të jenë në gjendje të strehojnë rreth 6,000 tifozë futbolli.