Celebrities Design Gossip

Një shtëpi të tillë vetëm Paris Hilton mund të ketë shansin ta ketë!

Trashëgimtarja e famshme Paris Hilton dhe i fejuari i saj Carter Reum kanë blerë një shtëpi 8.4 milionë dollarë në Malibu më 14 qershor. Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1955, ka 3 dhoma gjumi, 3 tualete dhe mbulon një sipërfaqe prej 1.000 metra katrorësh. Në katin e parë ndodhen dhoma e ndenjes dhe një dhomë ngrënie me oxhak, një dhomë mediatike dhe një dhomë lavanderi.

Ndërsa në katin e sipërm, suita e çiftit ka dysheme druri, një oxhak, një tualet-spa me pllaka guri dhe dy ballkone përballë oqeanit, të cilat janë të pajisura me një vaskë dhe zonë ndenjeje. Kuzhina, ku ajo ka filmuar një promo për “Cooking With Paris”, ka pamje nga oqeani, pajisje të cilësisë më të lartë dhe tavolina graniti.

Hapësira e ngrënies në natyrë ka një shkallë që zbret direkt në plazhin La Costa. Shtëpia ka gjithashtu një garazh me dy makina, një dush në natyrë, një kopsht me mure dhe pamje të oqeanit nga lindja në perëndim.

40-vjeçarja do të martohet me një dasmë ekstravagante 3-ditore, që do të përfshijë deri në 10 veshje të ndryshme. Kjo dhe për faktin që familja e saj është në biznesin e eventeve. Hilton, e cila është fejuar me Carter Reum që nga muaji shkurt, zbuloi në “The Tonight Show” se, planifikimi i dasmës është një dhimbje koke, por pjesa e modës është mjaft argëtuese. Përzgjedhja e fustaneve është e në thelb, e vetmja gjë që ajo ka bërë. Dasma e Hilton do të filmohet për një dokumentar të ardhshëm me seri.

Rikujtojmë se, së fundmi, Paris Hilton ka zbuluar se cila është çanta më e shtrenjtë e saj. Teksa po tregonte garderobën e saj për “Elle”, Paris rikujtoi disa nga veshjet dhe aksesorët e saj më të shtrenjtë që ka blerë ndër vite. Hilton ka pranuar se ka blerë një çantë në vitin 2018-të dhe vlera e saj ishte ishte 65 mijë dollarë.