Celebrities Gossip Showbiz

Një ‘shuplakë’ nga Rezarta Shkurta për Donald Veshaj: “Jam adhuruese e fjalës së burrave, jo e atyre që shiten për show”!

Në mbrëmjen e djeshme në spektaklin më të ndjekur të momentit, “Big Brother VIP” pati dhe u diskutuan shumë ngjarje, një ndër to edhe marrëdhënia shumë e përfolur e Donaldit me Beatrix-in. Afrimiteti i dyshes mesa duket ka irritur një pjesë të mirë të njerëzve pasi e shohin si një gjest tradhëtie të Donaldit ndaj moderatores së njohur, Bora Zemanit me të cilin ai ka disa muaj që është ndarë por veprimet që ka bërë brenda shtëpisë nuk kanë lënë të nënkuptohet diçka e tillë.

Donaldi teksa u pyet nga Arbana në lidhje me afrimitetin që ka treguar me Beatrix-in u shpreh se: ‘Kjo është ajo që dua’ duke lënë të nënkuptohet se është gati drejt një romance të re me të. Menjëherë pas këtij komenti të aktorit, të shumtë kanë qenë ata që e kanë gjykuar edhe një ndër to ka qenë edhe këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta e cila në rrjetin e saj social Instagram ka shprehur mllefin ndaj tij duke shkruar këto fjalë:

Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show as për vëmendje, etj. ‘Unfollow’ me shumë kënaqësi për ata që s’i kanë këto vlera.

Për ngjarjen në fjalë reagoi edhe këngëtarja Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP” e cila u largua nga spektakli në shenjë revolte. Ndërkohë ende nuk kemi asnjë reagim nga Bora Zemani. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.