Celebrities Live From Tirana

“Një si ty unë e bëj në mëngjes”…/Gazetarja Suada Daci komenton shprehjen ofenduese të Luizit kundrejt Oltës!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Suada Daci. Kohët e fundit në rrjetet sociale u bë virale shprehja ofenduese e Luizit ndaj Oltës në “BBV”. “Një si ty unë e bëj në mëngjes” ishte pikërisht fraza që përdori Luizi për Oltën. Si e komenton Suada këtë?

Shumë e rëndë e thënë nga një artist. Përveç se është këngëtar Luizi është një djalë që ka studiuar jashtë vendit, na ka përfaqësuar në Eurovizion, në ambasadë, kështu që një fjali e tillë ndoshta nuk rri mirë në gojën e tij. Në “BBV” ata janë pa filtra, vjen një moment që në nerva e thonë një fjalë më shumë. Në këtë moment unë kam qenë në krahun e Oltës.

Si duket Olta Gixhari në sytë e Suadës?

Në fillim Olta më pëlqente që thonte që njerëzit që nuk i dua i mbaj larg. Pra nuk të dua dhe nuk të flas fare. Kështu është dhe në jetën e përfitshme Olta, kam komunikikm korrekt me të. Ajo tha që nuk bën miq që rinj. Kjo për mua nuk është gjë e keqe. Ajo mund të ketë afruar njerëz në jetë, është zhgënjyer dhe më pas ka ngritur muret e veta.

Konkurrenca mes vajzave brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Ne vajzat jemi më emocionale, pra vajzat aty brenda kanë xhelozi, e dinë se sa të ndjekura janë. Kiara kur u fut ka qenë me 200 mijë apo 300 mijë followers në Instagram. Nuk nuk është dukur normale që Olta t’i thonte që nuk ke shumë fansa. nuk të njihet karriera. Unë po të futesha me një arsenal të tillë fansash si Kiara do të kisha më shumë vetëbesim. Olta e pa këtë pikë të dobët tek Kiara dhe e sulmoi, gjë që nuk e bën dot me Luizin.