Celebrities Gossip Showbiz

Një situatë e rëndë familjare detyron aktoren Sarah Jessica Parker të largohet nga ngjarja e rëndësishme!

Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker, e cila u nderua në ngjarjen e 10-të “Ballet Fall Fashion Gala” në New York mbrëmjen e djeshme, iu desh të largohej nga eventi në minutën e fundit për shkak të një emergjence familjare. Një burim i cili ishte i pranishëm në event tregoi për Page Six se pak momente pasi aktorja mbërriti në Teatrin David H. Koch në Lincoln Center, ajo u largua përsëri. Asaj i duhet të tërhiqej nga ngjarja për shkak të një situate të papritur familjare.

Lajmi për tërheqjen e saj në minutën e fundit vjen vetëm një ditë pasi ajo mori pjesë në premierën e “Hocus Pocus 2” me bashkëshortin e saj, Matthew Broderick. Edhe vajzat e tyre binjake 13-vjeçare, Marion dhe Tabitha, bënë një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq teksa shoqëronin prindërit e tyre. Rikujtojmë, se Parker dhe Broderick i mirëpritën vajzat e tyre përmes një nëne surrogate në vitin 2009, shtatë vjet pasi lindi djali i tyre, James, tani 19 vjeç. Broderick dhe Parker u takuan për herë të parë në vitin 1991 dhe u martuan dy vjet më vonë.

Ndërkaq, së fundmi, bashkëshorti i aktores ka dhënë një intervistë për “Watch What Happens Live” dhe u desh veç të tregonte takimin e parë me aktoren për të kuptuar se dashuria e tyre ka qenë me shikim të parë. Matthew Broderick u shpreh se:

E pashë duke ecur në rrugë dhe menjëherë e kuptova se ajo ishte e duhura.

Kur u pyet për cilësitë që pëlqen më shumë te bashkëshortja e tij, ai listoi humorin dhe mençurinë e saj.