Celebrities Gossip Music Showbiz

Një tjetër bashkëpunim brenda familjes? Postimi i fundit i Beatrix na ngre dyshimet…

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Duket se së fundmi bukuroshja po na paralajmëron për një këngë të re, teksa disa orë më parë ndau me ne një foto nga një studio muzikore. Në foto bukuroshja ka etiketuar dhe tezen e saj, këngëtaren e njohur, Albërije Hadërgjonaj, duke ngritur kështu dyshimet për një bashkëpunim muzikor mes tyre.

 

Kujtojmë se së fundmi Beatrix ka ndarë me ne një video e veshur me fustan të bardhë duke e krahasuar veten me Borëbardhën. Kjo video mendohet të jetë shkëputur nga videoklipi i këngës së saj të radhës, mirëpo ajo që na bëri përshtypje është mbishkrimi dhe fakti se tanimë kjo video nuk ndodhet më në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.