Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër i famshëm që nuk po i kushton rëndësi higjienës personale?! Ja çfarë thotë Lizzo!

Duke shtuar një diskutim të ri në bisedën e vazhdueshme të higjienës së të famshëmve, Lizzo ka zbuluar në një InstagramStory e saj se, ashtu si dhe Matthew McConaughey, ajo nuk përdor më deodorant. Matthew është një nga të famshmit që hoqi dorë nga përdorimi i deodorantit 35 vjet më parë, pasi nuk i pëlqen që të ketë të njëjtën aromë si njerëzit e tjerë. Ajo tha:

Ok, unë e mbështes atë lidhur me këtë gjë. Unë ndalova së përdoruri deodorant dhe mbaj erë më të mirë tani.

Por, le të flasim pak se cila është mënyra më e mirë e veprimit për deodorantin. Nëse hiqni dorë nga përdorimi i një antiperspiranti, mikrobioma natyrale e lëkurës suaj potencialisht mund të rivendoset. Joshua Zeichner, një sermatolog u shpreh se:

Antiperspirantët punojnë duke ulur nivelet e baktereve që shkaktojnë erë që jetojnë në sqetulla. Disa njerëz spekulojnë se ndalimi i përdorimit do të ndihmojë në rivendosjen e mikrobiomës natyrore të lëkurës tuaj, megjithëse është e paqartë nëse kjo ka ndonjë ndikim të rëndësishëm në shëndetin tuaj.

Pas përdorimit të zgjatur të tyre, trupi juaj gjithashtu mund të krijojë një rezistencë ndaj produktit që keni përdorur. Pra, një pushim nga përdorimi i tyre nuk është një ide e keqe në fund të fundit.

Kohët e fundit moslarja është kthyer në një trend. Kjo filloi me Ashton Kutcher dhe Mila Kunis të cilët u shprehën se ata rrallë lahen vetë ose fëmijët e tyre katër dhe gjashtë vjeç.

Rikujtojmë, se gjatë një interviste të fundit me “GQ”, ylli i “Stranger Things”, Joe Keery zbuloi se nuk i lan kurrë flokët, nuk shkon në një berber dhe nuk paguan për t’i prerë ato. E vetmja herë që ai mund ta shkelë këtë rregull është nëse ai po mendon për diçka dhe pa vetëdije i pret ose ndryshon flokët.