Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër ish-konkurrente e “Për’puthen” lidhet pas daljes nga emisioni, ja çfarë zbulon Jasmin Kadriu për të dashurin!

Duket se e vetmja gjë që kanë kërkuar konkurrentët e “Për’puthen” në emision është fama. Kjo sepse edhe pas takimeve romantike në program, shumica prej tyre nuk arritën të gjejnë dashurinë. Por gjërat kanë ndryshuar pas daljes nga emisioni, pasi të shumta janë vajzat e “Për’puthen” që e kanë pranuar në një mënyrë ose një tjetër se janë në një lidhje.

Tea është një vajzë që doli nga emisioni e lidhur me Andin, e më pas pranoi se në të vërtetë kishte një marrëdhënie me Beartin. Megjithatë, tanimë pak kohë pas ndarjes nga Bearti, Tea e ka pranuar se është në një tjetër lidhje, por duket se të dashurin nuk do e bëj më publik.

Ndërkohë, një tjetër ish-konkurrente, Ana Kauri, teksa u pyet në emisionin “Shqipëria Live” nëse është apo jo beqare, dha një përgjigje që të linte dyshime. Duket se dhe Ana është duke përjetuar një romancë, edhe pse nuk ka dashur të flasë shumë për këtë gjë.

Sindi Loçi, një tjetër personazh i emisionit, konfirmoi në Top Albania Radio në emisionin “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie. Megjithatë, Sindi nuk dëshironte të jepte më tepër detaje për këtë raport.

Duket se lista e ish-konkurrenteve të “Për’puthen” që kanë gjetur dashurinë pas daljes nga emisioni, nuk mbaron. Kësaj liste i shtohet Jasmin Kadriu. Ajo publikoi një InstaStory ku i kërkonte ndjekësve të saj t’i hapnin diskutime. Pyetja e njërit nga fansave ishte mjaft e guximshme, por Jasmin nuk nguroi të jepte përgjigje.

A e ke të dashurin person publik apo jo?

Anonim.

Duket se dhe Jasmin është duke përjetuar një romancë. Megjithatë, ajo po ndjek hapat e Teas, duke mos dashur ta bëjë publik të dashurin. Rëndësi ka që secila prej vajzave janë të lumtura në krahët e partnerit dhe ndoshta më vonë pranojnë të publikojnë diçka më tepër nga lidhjet e tyre.