Auto & Moto

Një tjetër makinë e Mbretëreshës Elizabeth II del në ankand!

Së fundmi është bërë e ditur se makina Jaguar X-Type e vitit 2009, në pronësi të Mbretëreshës Elizabeth II, do të dalë në ankand më vonë këtë muaj në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse e listuar nga ‘Historics Auctioneers’ pa një çmim, ky Jaguar X-Type modest është përcaktuar për shitje nga pronarja e tij e parë – Mbretëresha Elizabeth II, e cila ndërroi jetë para pak javësh.

Familja mbretërore ka qenë prej kohësh adhuruese e markës Jaguar Land Rover – 26 makina JLR u përdorën gjatë festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës në fillim të këtij viti, ndërsa një makinë XJ mbajti arkivolin e Madhërisë së Saj në Pallatin Buckingham për funeralin e saj në muajin shtator.

Në mes të viteve 2001 dhe 2009, Jaguar kishte prodhuar më shumë se 350,000 njësi të X-Type, me modelin e bazuar në Ford Mondeo, veture e cila nuk arriti të përmbushte objektivin e tij mbi ambicioz të shitjeve vjetore prej 100,000 njësive vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2004, u nxorr në treg makina me formë të re – i stiluar nga Ian Callum, projektuesi i makinave ikonike si Ford Escort Cosworth, Aston Martin DB9 dhe Jaguar F-Type ndër të tjera. Ky prodhim i makinave Jaguar X-Type është një nga dy që kishte përdorur nga Mbretëresha. Kjo është mkaina e dytë që del në ankand pas Rolls-Royce.