Bota

Një tjetër mrekulli ndodhi gjatë evakuimit të afganëve!

Kjo periudhë është shumë e vështirë për afganët dhe duket se asgjë nuk mund ta përmisojë gjendjen, përveçse një mrekullie të vogël që është ardhja në jetë e një fëmije teksa ti po përpiqesh të shpëtosh jetën tënde.
Një gëzim të tillë ka përjetuar një afgane, Soman Noori, 26 vjeç, e cila gjatë evakuimit ka lindur një vajzë shumë të shëndetshme.

Linja ajrore njoftoi mbrëmjen e djeshme se afgania lindi pas një pushimi në Dubai, në një lartësi prej 10.000 metrash. I gjithë ekuipazhi i kabinës dha ndihmën e tij në lindjen e vogëlushes të cilës i vunë emrin, Havva.

Gruaja ishte shtatzënë dhe e njoftoi ekuipazhin se kishte dhimbje të forta, ndërsa stafi u përpoq të gjente një mjek në aeroplan, por fatkeqësisht nuk kishte. Kështu që ata vunë në punë aftësitë e tyre të mësuara nga trajnimet.
Avioni vijoi udhëtimin e tij për në Birmingham të Anglisë së bashku me foshnjën dhe familjen e saj.