Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër personazh i “Për’puthen” thumbon Sindin…

Pjesëtarët e “Për’puthen”, një nga emisioneve më të ndjekur të këtij sezoni, janë bërë personazhe tashmë. Të gjithë i njohin në rrugë, ata japin intervista në çdo studio e madje disa prej tyre arritën edhe të jenë pjesë të emisioneve të ndryshme në kanale televizive.

Jo vetëm për historitë e tyre të dashurisë, por edhe me skandale, zënka, debate e lidhje të fshehta ata arritën të jenë në qendër të mediave dhe publiku të donte të dinte gjithçka rreth tyre. Tani që programi ka mbaruar, ata vazhdojnë të mbeten personazhet kryesorë që tërheqin vëmendjen e fansave me gjithçka që bëjnë.

Është Shkëlqim Bega ai që ka marrë vëmendje këtë herë, me një postim në InstaStory në rrjetin e tij social. Ai ka postuar një foto në rrugë ku lexohen disa tabela lidhur me fabrikën e vajit të ullirit bio të çertifikuar dhe ekstra të virgjër. Shkëlqimi e ka shoqëruar këtë foto edhe me një shkrim.

Seç më kujtoi kjo fabrika në Borsh.

Shkrimin jo vetëm që e ka shoqëruar me të qeshura, por gjithashtu ka etiketuar mikun e tij, një tjetër personazh nga “Për’puthen’, Julin. Kujtojmë, se gjatë emisionit Juli ka debatuar me Sindin duke i bërë një koment lidhur pikërisht me vajin e borshit. A është rastësi ky veprim i Erit, apo mos ndoshta ai vërtet ka thumbuar Sindin?!

Githsesi, duket se Sindi dhe Juli i kanë lënë pas debatet mes tyre. Pak kohë më parë, Juli madje e ka ftuar atë në një udhëtim në Rumani në formë shakaje, duke nënkuptuar kështu se debatet mes tyre kanë marrë fund.