Celebrities Fashion Showbiz

Një tjetër yll i famshëm zgjedh të vishet nga stilistja e talentuar shqiptare!

Nuk kishte si të ishte ndryshe! Së fundmi aktorja e njohur Zendaya ka zgjedhur dizajneren shqiptare për të përmbylluar edhe turneun e saj promovues të filmit ‘Dune’. Bëhet fjalë për stilisten Nensi Dojaka. Aktorja veshi një fustan të koleksionit ‘Pranverë 2022’ të Dojakës. Një fustan i frymëzuar nga vitet ’90.

Bukuroshja gjithmonë i ka mahnitur dhe i ka lënë të gjithë pafjalë kur vjen puna për të zgjedhur veshjet me të cilat ajo bën daljet publike. Pavarësisht se gjithmonë veshjet e saj e kanë pasur një shpjegim edhe këtë herë fustani me nuancat e ngjyrës kafe qw binin mw shumw nw sy, e veçanta ishte se në bustin e saj asimetrik ishte edhe një zemër e kuqe e bukur.

Në lidhje me këtë super debutim të aktores së njohur dhe më të dashur nga të gjithë por sidomos nga të rinjtë, vetë stilista Nensi Dojaka vendosi që të reagonte dhe të shprehte të gjithë emocionet e saj për këtë ngjarje shumë të rëndësishme për të.  Dizajnerja ka thënë se:

Zendaya me një fustan me zemër të personalizuar. Isha duke pritur për më shumë fotografi, por nuk munda. Isha aq e emocionuar për këtë moment! Faleminderit pafundësisht @luxurylaw për vizionin tuaj të bukur dhe këtë mundësi të jashtëzakonshme për të veshur @Zendaya që lë pa frymë. Faleminderit Zendaya që e bëre këtë veshje edhe më të bukur.

Kujtojmë se nga koleksionet e mëparshme të saj janë veshur edhe yje të tjerë të famshëm si modelet Bella Hadid dhe Emily Ratajkowski, Sophie Turner apo edhe këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa.

Vlen për t’u përmendur se stili i aktores Zendaya dhe eleganca e treguar në tapetin e kuq, nuk kaluan pa u vënë re, e për këtë aktorja është shpërblyer nga Këshilli për Dizajnerët e Modës të Amerikës (CFDA), që vendosi t’i japë aktores 25 vjecare çmimin e ‘Ikonës së Modës 2021’.