Botë e Çuditshme Gossip

Një transgjinore përmbush ëndrrën e saj dhe vesh fustanin e nusërisë!

Pasi u martua për herë të parë mbi 13 vite më parë, Chloe Enderton është gati të pranojë veten e saj të vërtetë ashtu siç është me martesën e saj të dytë pas transformimit.Kjo mund të jetë martesa e dytë e Chloe Enderton, por është hera e saj e parë si një nuse.

Show i njohur “Say Yes to the Dress”, ka shfaqur rrëfimin e nuses transgjinore Chloe:

Unë kam qenë e martuar, rreth 13 vite më parë. Nuk isha deklaruar ende dhe as nuk isha transformuar. Kurrë nuk më është dukur gjë e mirë të mos jesh në gjendje të jesh vetja jote autentike. Të shohësh sa larg kemi arritur dhe të jetoj jetën time autentike sot dhe të kem një partnere kaq të mahnitshme si Elena, është vërtet e mahnitshme.

Chloe gjithashtu ka zgjedhur dhe fustanin e saj, i cili dëshironte të ishte një fustan të përshtatshëm dhe me stil, me një dekolte paksa të hapur, nga ana tjetër Elena shpreson të arrijë një pamje “boho glam”. Çifti do t’i thonë “Pranoj” njëra-tjetrës në një atmosferë jashtë nën yje, ndaj Elena dëshiron të duket si një “perëndeshe e Hënës”.

Shqetësimi im më i madh për sot është se Elena nuk do të gjejë diçka që ajo absolutisht e do. Ajo është shumë e orientuar drejt detajeve dhe shumë specifike dhe ato cilësi e bëjnë jetën me të vërtetë e mrekullueshme. Ne ekuilibrojmë njëra-tjetrën me të vërtetë mirë, por shpresoj që ajo të gjejë diçka që ajo absolutisht e do këtu.