Celebrities Gossip Showbiz

Një trëndafil dhuratë? Postimi i fundit i Adrolës ngre dyshime…

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjecare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Së fundmi bukuroshja na ka shtuar më shumë kureshtjen lidhur me jetën e saj private, për shkak të postimit të fundit të saj në ‘Instastory’. Modelja ka shpërndarë një foto të dorës së saj teksa mban një trëndafil në dorë. Si mendoni është një dhuratë nga dikush i vecantë për modelen?

Kujtojmë se kohët e fundit Adrola është përmendur shumë për shkak të lidhjes së re të Fifit me ish bashkëshortin dhe njëkohësisht babain e djalit të saj. Fifi dhe Adrola janë pyetur gjatë intervistave të fundit që kanë dhënë për këtë çështje dhe na kanë lënë të kuptojmë se mes dy vajzave nuk ka keqkuptime apo hatërmbetje.