Gossip Music Showbiz

Një treshe tjetër do të publikojë hitin e ri veror, detajet zbulojini këtu!

Pas publikimit të këngës më të re të treshes fantastike ‘Threedots’, “Nina” duket se një tjetër do t’i bashkohet tregut muzikor, por këtë herë bëhet fjalë për një bashkëpunim mes tre artistëve shumë të njohur dhe të dashur për publikun.

Prej kohësh tashmë qarkullonin fjalë dhe lajme për një bashkëpunim të mundshëm mes Ledri Vulës, Kidës dhe Butrint Imerit. Por asnjëri nga artistët nuk e konfirmoi këtë gjë, si dhe mendohej se ishte Butrinti ai që i kishte ftuar të dy këngëtarët e tjerë për këtë projekt të ri që pritet të dalë shumë shpejt.

Më në fund thashethemet morën fund dhe treshja e konfirmoi ardhjen e tyre së bashku! Madje ata kanë zbuluar dhe disa detaje rreth projektit të tyre muzikor.
Ledri, Butrinti dhe Kida kanë postuar një foto në rrjetin e tyre në Instagram ku shfaqen të tre në një fushë golfi dhe krahash fotos shkruhej dhe titulli i këngës së tyre. Por nuk e lanë me kaq, ata kanë zbuluar gjithashtu datën dhe orën e lançimit të këngës.

Kënga mban titullin “Dale” dhe do të publikohet në 3 korrik në mesnatë, të gjithë e dimë se do të kthehet në një hit veror.