Bota

“Një tualet, një krevat dhe një tavolinë”/ Kampet çnjerëzorë ku izolohen të infektuarit në Kinë shokojnë botën!

Pamjet e publikuara ditët e fundit nga “qelitë” me kushtet çnjerëzore në të cilat izolohen të infektuar me koronavirusi në Kinë, kanë lënë të gjithë botën të “shokuar” përballë realitetit komunist kinez.

Kampi ku grumbullohen të infektuarit, është pjesë e strategjisë së Kinës për “zeroCOVID”, ku sipas ekspertëve me shfaqjen e variantit omicron një gjë e tillë është e pamundur.

Sipas dëshmive të qytetarëve që e kanë provuar kampin, çdo njeri i cili rezulton pozitiv me COVID-19 është i detyruar të qëndrojnë në izolim për 15 ditë në ato kushte.

“Askush nuk ka ardhur të na shoh! Çfarë kushtesh janë këto”, ka thënë njeri prej personave që e ka përjetuar karantinën”.

Kujtojmë se origjina e COVID-19 mendohet të ketë qenë në Kinë, në një qytet të vogël të saj që quhet Wuhan.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kinë janë raportuar 4,636, një shifër e cila mendohet të jetë fiktive, pasi qeveria ka bërë çdo përpjekje për të fshehur numrin real të infektimeve dhe viktimave nga virusi.