Celebrities Gossip Music Showbiz

Një video misterioze, çfarë po paralajmëron Dhurata Dora?

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Para pak ditësh Dhurata ka publikuar këngën e saj më të re, e cila titullohet “Sonne”. Por duket se bukuroshja ende ka surpriza për ndjekësit dhe adhuruesit e saj, pasi vetëm pak më parë na ka treguar se diçka po përgatit. Dhurata ka postuar 1 video shumë misterioze le të themi, ku bukuroshja duket duke kërcyer në një ambient ngjyrë rozë, por të errët, ku fytyra e saj nuk shfaqet. Krahë kësaj video bukuroshja ka postuar një figurë të një dhurate, duke na bërë të gjithëve kurioz nëse është një tjetër projekt muzikor apo diçka tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

Dhurata shpesh na ka surprizuar me bashkëpunime me artistë të huaj që jo vetëm pëlqehen nga ndjekësit por kthehen në një sukses të vërtetë. Thënë kjo nga hiti ‘Zemër‘ në duet me këngëtarin Soolking që numëron mbi 750 milion klikime në platformën YouTube. Duke vazhduar me të tjerë artistë të njohur ndërkombëtar si GIMSLuciano apo Azet.

E duket se tregu ndërkombëtar ‘i rri më së miri’ bukuroshes, e cila pak javë më parë ka publikuar ‘Yummy’ , bashkëpunimin e saj me reperen e njohur Stefflon Don dhe këngëtaren INNA .