Aktualitet

Një viktimë dhe tre të plagosura në dy aksidente në vend/E lënduar edhe një 3-vjeçe!

Një vajzë tre vjeçe u aksidentua sot në Sarandë e përplasur nga një makinë. Fëmija u dërgua në spital, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Aksidenti ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar jugor. 22-vjeçari që ishte në timon u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi zyrtar:

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10 në lagjen nr.1 të Sarandës. 22-vjeçari me iniciale M. M duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar fëmijë, që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Më herët, një aksident rrugor me vdekje ndodhi te “Shkëmbi i Kavajës”. Një 18-vjeçar humbi kontrollin e automjetit që drejtonte e përplasi një 50-vjeçar, punonjës pastrimi dhe gjelbërimi. Viktima i identifikuar si shtetasi Bardhyl Beqiri ishte duke pastruar. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Nga përplasja u plagosën edhe dy pasagjere, të moshës 20 vjeçe.