Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Showbiz

Një vrasëse si J.Lo, diva e muzikës pop publikon disa foto nga xhirimet e filmit të saj të ri!

Diva e muzikës pop, Jennifer Lopez, së fundmi, është e angazhuar me xhirimet e filmit të saj të ri, “The Mother.” Vetë këngëtarja dhe aktorja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa copëza të shkëputura prapa skenave të këtij filmi në Vankuver.

Në këtë film, me regji të Niki Caro, ylli i “On The Floor”, 52-vjeçarja luan rolin e një vrasëseje, e cila mbron vajzën e saj, luajtur nga Lucy Paez, të cilën e braktisi pasi ndiqej nga persona të rrezikshëm. Joseph Fiennes dhe Omari Hardwick krahas Jennifer do të kenë role protagoniste në këtë projekt.

Edhe pse puna në realizimin e “The Mother” ka pasur ndërprerje për një farë kohe, produksioni kanë kapur ritmin e xhirimeve shumë shpejt gjatë këtyre javëve. Rikujtojmë, se “The Mother” pritet të lançohet në Netflix në 2022.

Ndërkaq, Jennifer duket se po e shijon në maksimum romancën e saj me aktorin dhe regjisorin e njohur, Ben Affleck. Këngëtarja ka pranuar së fundmi se po kalon kohën më të mirë me të dhe gjatë një interviste të fundit është shprehur shumë e lumtur me gjithçka në jetën e saj.

Ben Affleck nga ana tjetër u shpreh me këto fjalë për J.LO:

Gjithçka që mund t’ju them është se kam parë drejtpërdrejt ndryshimin që bën përfaqësimi i saj. Sepse kam parë, pa pushim dhe pa pushim gra, që i afrohen Jennifer dhe i tregojnë asaj se cili është shembulli që ajo jep si një grua e fortë që arrin dhe kërkon të drejtën e saj në botën e biznesit por jo vetëm.