Celebrities Music Showbiz

Një yll në rritje, ju prezantojmë me Spencer Sutherland!

Një këngëtar me një zë të ndjerë dhe njëkohësisht potent, i ndikuar nga rryma pop dhe R&B, Spencer Sutherland erdhi në vëmendjen e publikut ndërsa konkurronte në “The X Factor” në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017. Pas këtij spektakli, ai publikoi EP-në e tij debutuese, “None of This Has Been About You”. Gjithnjë e më shumë, emri i Spencer Sutherland po lakmohet kudo në industrinë e muzikës dhe po hedh hapat e tij gjigantë drejt suksesit të padiskutueshëm.

Lindur në vitin 1992 në Pickerington, Ohio, Sutherland u rrit duke kënduar që në moshë të re dhe në shkollë të mesme ishte aktiv në muzikalë dhe pjesë e korit në shfaqje të ndryshme. Ai gjithashtu filloi të performojë në nivel lokal, duke u shfaqur në restorante dhe ambiente të tjera publike.

Pasi u zhvendos në Los Anxhelos, ai ndoqi më tej një karrierë muzikore, duke bashkë-shkruar dhe publikuar këngët “Heartstrings” në vitin 2013, “Bad Influence” në 2015 dhe “Girls” në 2016. Në vitin 2017, Sutherland fitoi njohje më të gjerë tek publiku duke udhëtuar në Londër ku ai konkurroi në versionin britanik të “The X Factor”.

Duke bërë audicionin e tij me këngën “Let’s Get It On” të Marvin Gaye, ai përfundimisht arriti deri në shfaqjet live. Një vit më pas, ai u bashkua me JAGMAC si një akt hapjeje në turne dhe publikoi këngën “Talk”. Ai gjithashtu nënshkroi me BMG dhe u kthye në vitin 2019 me EP-në “None of This Has Been About You”, i cili përmbante këngën “Sweater”.

Në vitin 2021, Sutherland bëri njëhap tjetër drejt aktrimit dhe luajti një pjesë në filmin e Netflix-it “Afterlife of the Party” me protagoniste Victoria Justice, me të cilën bëri duet për këngën “Home” e cila u përdor për titullin mbyllës të filmit. Së bashku me “Home”, Spencer siguroi 3 këngë të tjera në film. Në tetor 2021, artisti u bë pjesë e serialit të Amazon “I know what you did last summer”. Nga 9 nëntori deri më 24 nëntor, ai filloi turneun e tij të dytë kryesor, “The What A Shame Tour”.