Lifestyle

Njerëzit janë bërë më bujarë gjatë pandemisë, këtë pohon studimi i fundit!

Sipas një studimi të publikuar në “Nature’s Scientific Reports”, njerëzit janë bërë më bujarë gjatë pandemisë. Ka prova që tregojnë se gjatë ditëve më të vështira të pandemisë ne u treguam më bujarë dhe u kujdesëm për njëri-tjetrin. Zbulimi se bujaria jonë u rrit gjatë pandemisë vjen nga analizat e dy grupeve të të dhënave të veçanta.

Ekipi së pari krahasoi tendencat e bamirësisë në qarqet që shënuan më shumë viktima nga COVID-19 dhe ato që nuk shënuan shumë viktima. Në eksperimentet e kontrolluara, studiuesit ftuan 1000 njerëz në të gjithë vendin të merrnin pjesë në një lojë të quajtur “diktatori”. Për lojën, dy persona takohen rastësisht dhe njëri merr 10 dollarë. Personi mund t’i mbajë të gjitha paratë ose t’i ndajë me tjetrin. Gjatë disa muajve, ndërsa COVID filloi të përhapet, studiuesit vunë re se “diktatori” filloi të jepte më shumë nga pasuria e tij.

Nuk na rastis shpesh që të njohim një person i cili është një altruist i vërtetë, kjo pasi shumë persona nuk mund t’i vendosin nevojat e të tjerëve para vetes të tyre. Njerëzit të cilët janë altruist, zakonisht kanë qëllime shumë të mëdha dhe të forta në jetë, dëshirojnë të bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar apo kanë synim që të ndihmojnë njerëzit një nga një.