Celebrities Gossip Live From Tirana

“Njerëzve në këtë vend iu mungon empatia”/ Andi Vrapi tregon gjithçka në lidhje me “BBV” në TAR!

Sot i ftuar në emisionin e “Live From Tirana” ka qenë Andi Vrapi. Një personazh shumë i njohur në rrjetet sociale për memet e tij, sidomos që pas fillimit të “Big Brother VIP”, ku fokusi i tij ka qenë dhe është tek çdo banor. Të gjithë mund t’i kenë parë të paktën njëherë në Instagram memet e tij.

A e ke ndjekur “Big Brother” që prej edicionit të parë?

Edicionet e para i kam parë pak por këtë vit e kam ndjekur “Big Brother Vip” që nga puntata e parë. Mjafton që momentet unë i kthej në ‘funny’. Mua realisht nuk më intereson çfarë bën Donaldi për shembull. 

Kush të jep më shumë material dhe ‘content’ në atë shtëpi?

Është e çuditshme sepse kush më jep mua ‘content’ produksioni e nxjer nga shtëpia. (qesh)

Ai ka vazhduar duke thënë se:

Kur ndodhi ajo me Trixën dhe Donaldin më shumë jam sharë unë sesa ata. A thua se ia mora unë Donaldin Borës. 

Cilët janë të preferuarit e Andit në “Big Brother VIP”?

Nuk mund të jem 100% objektiv sepse shumicën prej tyre i njoh nga jashtë, Donaldin, Sarën, Einxhel. Simpatizoj Big Mamën. Shoh një pretendent fitues Donaldin përballë Ilirit. Të dy janë shumë të fortë dhe padiskutim që do të jenë deri në finale.

Sa kohë të merr të bësh meme?

Shumë pak. Në momentet që unë s’jam në gjendjen time më të mirë bëj meme shumë të bukura. 

Për ta përmbyllur Andi Vrapi shpjegoi se:

Mua më shijon fakti që njerëzit shohin dikë që i bën për të qeshur sepse realisht të bësh njerëzit për të qeshur sot pa sulmuar dhe pa dëmtuar figurën e askujt personalisht nuk është e lehtë. Kjo më bën mua të lumtur.