Celebrities Fashion

Njëri më i bukur se tjetri, këto janë pesë fustanet që Kitty Spencer veshi në dasmën e saj!

Mbesa e Princeshë Dianës, Kitty Eleanor Spencer, u kurorëzua së fundmi me njeriun që dashuron, miliarderin Michael Lewis. Dasma e tyre bëri bujë, jo vetëm për statusin që kanë, por edhe për diferencën e madhe të moshës. Por dashuria nuk njeh moshë, dhe ajo që po merr vëmendjen tanimë është eleganca dhe stili që karakterizonin Kitty gjatë celebrimit.

Spencer zgjodhi një fustan të mrekullueshëm të stilit viktorian në ceremoninë e së shtunës. Dizenjuesi Domenico Dolce u shpreh se Spencer donte fustanin kryesor ta kishte përrallor.

Ndërkohë, fustani i parë, ditën e premte, ishte në ngjyrë blu. Me disa detaje shumë speciale, teksa kishte lule rozë në fustan e flokë, Spencer dukej magjike edhe në atë veshje.

Pasi u martua ditën e shtunë, Spencer u ndërrua duke veshur një fustan madhështor pa rripa. Duket se ajo i adhuron lulet, të cilat nuk munguan as në këtë look të sajin.

Për të festuar dhe kërcyer në mbrëmje, Spencer veshi diçka më tepër komode. Me një fustan metalik ngjyrë ari dhe argjendi, ajo tërhoqi vëmendjen e kujtdo.

I fundit, por dukshëm jo më pak magjik ishte fustani që Spencer veshi ditën e diel. Sigurisht ajo nuk do të mund të fshihte aristokracinë dhe familjen nga e cila vjen.