Aktualitet Rajoni

Njësia Speciale dhe barrikadat largohen të shtunën, arrihet marrëveshja për targat në Kosovë!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur një marrëveshje në parim mes palëve për  sa i përket reciprocitetit të targave.

Sipas Bislimit, janë tri pika të marrëveshjes e po pritet vetëm miratimi nga pala serbe.

“Marrëveshja përfshin tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të targave, që ishte edhe synimi i Kosovës për një raport reciprok.

Megjithatë kjo do të jetë e përkohshme dhe do të formohet grup pune për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për lëvizjene lirë të veturave brenda gjashtë muajve.

Pika e tretë ka të bëjë me de-eskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat kufitare,  paralelisht me barrikadat do të largohen nga Jarinja e Bërnjaka”.

Kujtojmë se sot zv/kryeministri Bislimi ka zhvilluar një serë takimesh në Bruksel lidhur më këtë çështje.