Bota Tech

Njësoj si Dr. Dolittle, tani mund të flasim me kafshët nëpërmjet inteligjencës artificiale!

Njerëzit mund të komunikojnë së shpejti me kafshët, pasi shkencëtarët në mbarë botën po përdorin inteligjencën artificiale për të folur me bletët, elefantët dhe balenat. Megjithatë, kjo ka dhe një anë të keqe. Një ekspert ka shprehur frikën se kjo ‘superfuqi’ mund të përdoret për të manipuluar speciet e egra.

Duke folur në një intervistë me “Vox”, Karen Bakker nga Universiteti British Columbia tha se një ekip studiuesish në Gjermani po përdorin inteligjencën artificiale për të deshifruar modelet në tingujt jo-njerëzor, të tilla si tingulli i bletëve dhe zhurmat me frekuencë të ulët të elefantëve, gjë që mundëson teknologji jo vetëm për të komunikuar, por edhe për të kontrolluar kafshët e egra. Bakker shpjegoi se alternativa për kafshët që flasin nëpërmjet inteligjencës artificiale, mund t’u shtohet robotëve që ‘mund të shkelin në thelb pengesën e komunikimit mes specieve’, por ajo gjithashtu vëren se zbulimi ngre pyetje etike.

Mundësimi i njerëzve për të folur me specie të ndryshme mund të krijojë një ndjenjë më të thellë të marrëdhieve me to, ose një ndjenjë dominimi dhe aftësie manipuluese për të zbutur specie të egra që ne kurrë si njerëz nuk kemi qenë në gjendje t’i kontrollojmë më parë. Njerëzit kanë kërkuar prej kohësh aftësinë për të folur me kafshët dhe kanë bërë disa filma të bazuar në këtë ide, siç është “Doctor Dolittle” i vitit 1967.

Bakker, e cila kohët e fundit botoi një libër të titulluar “Tingujt e jetës: Si teknologjitë dixhitale po na sjellin më afër botës së kafshëve dhe bimëve”, vë në dukje se teknologji të tilla mund të bëjnë që njerëzit të shfrytëzojnë kafshët.

Megjithatë, ajo shpreson se aftësitë do të përdoren për ta lënë njeriun e zakonshëm ‘të sintonizohet me tingujt e natyrës’. Bakker thekson se njerëzit kanë komunikuar me kafshët në të kaluarën, veçanërisht me primatët, por e kanë bërë këtë në një “vështrim shumë të përqendruar te njeriu” – siç është mësimi i gjuhës së shenjave të kafshëve.

Sidoqoftë, përdorimi i inteligjencës artificiale është një mënyrë për të përdorur gjuhën e vetë species për të komunikuar. Teknologjia analizon sinjalet unike të lidhura me sjelljet dhe modelet për të krijuar gjuhën.

Ajo që këta studiues po bëjnë nuk është të përpiqen t’u mësojnë këtyre specieve gjuhën e njerëzve, por përkundrazi të përpilojnë dhe më pas të përpiqen të kuptojnë se çfarë kuptimi kanë ato sinjale tek ato specie.