Celebrities Gossip Showbiz

Njësoj si ju edhe Jennifer Lawrence ka momente kur i shpifet vetja dhe këtë nuk e ka problem ta pranoj!

Jennifer Lawrence nga fillimi i vitit 2018 ishte një nga aktoret më të paguara në botë. Së fundmi, në kopertinën e dhjetorit të ‘Vanity Fair’, 31-vjeçarja foli për rolin e saj si një yll filmi dhe pse ishte e rëndësishme për të që të hiqte veten nga qendra e vëmendjes për disa kohë.

Unë nuk po jepja cilësinë që duhet të kisha. Mendoj se të gjithëve ju bëra bajat. M’u shpif vetja. Sapo kisha arritur në një pikë ku nuk mund të bëja asgjë siç duhet.

Lawrence tha gjithashtu se kurrë nuk do ta kalojë traumën që ka pësuar kur fotot e saj nudo u publikuan në internet në vitin 2014. Ndër të tjera bukuroshja tha:

Trauma ime do të ekzistojë përgjithmonë.

Vajzat e tjera të showbiz-it duke përfshirë Rihanna-n, Selena Gomez dhe Kim Kardashian, kanë përjetuar gjithashtu të njëjtën ndjesi kur llogaritë e tyre në iCloud u hakeruan. Ndërkaq, rikujtojmë se Lawrence së shpejti do të shihet në komedinë e fundit të Adam McKay, “Don’t Look Up”.

Krahas Lawrence, filmi përmban një kast të mbushur me yje si Leonardo DiCaprio, Meryl Streep dhe Jonah Hill, ndër shumë të tjerë. Aktorja është edhe në një pritje të ëmbël me bashkëshortin Cooke Maroney.

Lawrence dhe Maroney, u martuan në tetor të vitit 2019. Maroney dhe ylli i “Hunger Games” mbajtën një ceremoni prej 150 të ftuarish, përfshirë miqtë e famshëm si Adele, Amy Schumer, Kris Jenner dhe Emma Stone. Ceremonia u zhvillua në pronën luksoze Belcourt of Newport. Rikujtojmë, se bukuroshja tnë një intervistë në vitin 2015 tha se:

Unë nuk kam në plan të martohem. Unë patjetër dua të bëhem nënë. Nuk e imagjinoj vërtet të martohem më.

Sidoqoftë, Lawrence u takua me Maroney vetëm disa vjet më vonë dhe me sa duket ndryshoi këndvështrimin e saj për martesën.