Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Design Health & Beauty

Njihuni me 10 artikujt që nuk duhet të kurseni aspak…

Që nga fëmijëria, ne kemi mësuar se kursimi i parave dhe shpenzimi i arsyeshëm mund të na ndihmojë të përballojmë problemet financiare në të ardhmen. Por thënia: “Blini lirë, blini dy herë”, është akoma e vërtetë. Ka artikuj të caktuar për të cilët ju patjetër nuk duhet të kurseni.

Ne bashkojmë histori nga njerëz që e dinë këtë nocion të vërtetë. Dhe siç rezulton, ne shpesh bëjmë gabime duke kursyer në disa gjëra si këto më poshtë…

1. Syze dielli

Nuk ia vlen të rrezikosh me një palë syze të lira. Sidoqoftë, të paguash një pasuri për syze dielli të shtrenjta nuk është diçka normale, por dhe as të lira fare sikur nuk shkon. Sytë janë shumë të rëndësishme dhe meritojnë kujdesin e duhur.

2. Xhinse

Xhinset e lira nuk të japin atë pamjen e veçantë për t’u dukur aq stil sa mund ta bëjnë një palë xhinse të një marke luksoze. Xhinset e shtrenjta mund t’ju bëjnë të dukeni shumë më mirë. Kur të jeni 18-vjeç, nuk ju intereson se çfarë vishni, por kur të jeni 35, ndryshimi është mjaft thelbësor.

3. Reçipeta

Veshja e reçipetave me cilësi të mirë që përshtatet mund të ndryshojë jetën tuaj. Ato nuk janë të lira por cilësia është e mrekullueshme.

4. Tharëse flokësh

“Nëse dikush më thotë se flokët e mi duken mirë, unë jam 100% e sinqertë dhe u them atyre sepse kam një tharëse flokësh prej 500 dollarësh. Bukuria kushton!”

5. Produkte për flokë

“Kam kaluar në shampon e një marke të shtrenjtë disa vjet më parë dhe flokët e mi janë shumë më të shëndetshëm. Ia vlen çdo qindarkë.”

6. Këpucë atletike

“Fillova trajnimin për një maratonë me një palë atlete të lira 20 dollarë që bleva në një supermarket një ditë. Pas disa vaprimesh vura disa vrima në atlete. Më fund shkova në një dyqan dhe zgjodha një palë altete të shtrenjta me cilësi të lartë. Unë vrapova 10 milje ditën tjetër dhe u ndjeva e mahnitshme.”

7. Ushqim kafshësh

Ushqimi cilësor për kafshët tuaja shtëpiake do t’ju kursejë shumë para në takimet me veterinerë. Kujdesuni për ushqimin e tyre njësoj siç bëni me ushqimin e fëmijëve tuaj.

8. Dyshekët

“Kur fillova punën, më thanë të shpenzoja shumë para për një shtrat vërtet të mirë. U habita. Më thanë që të gjitha jetët tona vërtiten rreth gjumit. Gjumi është kaq i rëndësishëm dhe shpenzimi i parave në një shtrat të mirë ia vlente 100%. Kam kaluar pjesën më të mirë të 15-viteve të jetës sime duke menduar se vuaja nga pagjumësia. Bleva një dyshek të shtrenjtë dhe në fund nuk kisha më pagjumësi! Unë thjesht kisha fjetur në një dyshek të keq për pjesën më të madhe të jetës sime.”

9. Detergjent rrobash

“I blija detergjentët e lira duke menduar se po kurseja para. Dikur bleva detergjentin më të lirë të rrobave në një supermarket. Ishte e tmerrshme. Rrobat e mia të bardha u bënë ngjyrë blu dhe aroma ishte aq e fortë dhe përshkonte gjithçka përreth saj. Kurrë më!”

10. Solucion për larjen e enëve

“Bleva një solucion të shtrenjtë për larjen e enëve. Spërkata pak në një pjatë që kisha pjekur perime një natë më parë dhe kur e shpëlava, ishte 95% e pastër. Sinqerisht nuk mund ta besoja.”